Skuadra e Feyenoord-it ka marrë në Tiranë një autobus me qira, ndryshe nga Roma, të cilës autobusi i mbërriti me traget një ditë më parë.

Ekipi i Feyenoord-it pritet të vijë këtë të martë, një ditë para finales së UEFA Europa League, ku do të përballet me Romën.

Tirana do të presë më 25 maj finalen e parë europiane, atë të Conference League. Roma dhe Feyenoord do të përballen këtë të mërkurë në orën 21:00 në “Air Albania”, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane. UEFA Conference League ka zgjedhur t’ja prezantojë botës në mënyrën më të bukur kryeqytetin tonë.

Top Channel