Mbrojtësi i “Feyenoord” Gernot Trauner në një prononcim për media ditën e sotme është shprehur se nuk e priste që të ishte në këtë pozicion.
Ai tha se ekipi i ka studiuar mirë dobësitë e Romës dhe do të mundohet që ti shfrytëzojë ato për një fitore të mundshme.
Mbrojtësi Gernot Trauner: Është një lojë e rëndësishme për ne dhe nuk kam pritur që do të isha në finale faktikisht. Jemi këtu për një arsye dhe jemi gati për të fituar titullin. Patjetër që do të tentojmë që të mos ja japim hapësirën për të shënuar dhe ti mbajmë ata larg nga zona e nxehtë. Shpresoj të jemi në gjendje të arrijmë rezultatin e duhur. Për mua është një pikë e rëndësishme në karrierën time sepse nuk kam pasur eksperiencë në finale europiane. Do të jemi kundër Romës, një skuadër që nuk kanë pranuar shumë gola por do të shfrytëzojmë dobësitë e Romës për të shënuar.
Kapiteni: Shpresojmë që do të jetë një ndeshje e kënaqshme dhe do të fitojmë. Jemi kundër një kundërshtari të denjë siçështë Roma. Tofozët i kam parë edhe në hotel dhe tek aeroporti, i kam parë në rrjete sociale jo live.
Top Channel