Lojtarët e ekipeve nuk kanë humbur kohë, por kanë zbritur në fushën e stadiumit “Air Albania”.

Menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri trajneri i holandezëve, Arnot Slot zhvilloi një konferencë për shtyp, ndërsa këtë pasdite ka zbritur në fushë për tu stërvitur me skuadrën.

Trajneri duket i fokusuar në stërvitjen e ekipit, ndërsa gjendja e futbollistëve duket e mire.

Nesër në orën 21:00 do të mbahet finalja e “Conference League”, midis Romës dhe Feyenoord në stadiumin “Air Albania”.

Atmosfera festive ka nisur në kryeqytet, ndërsa tifozët janë dyndur në ambiente të hapura për të shijuar momentet.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel