Duka në Top Story: Jo vetëm politika kërkon sportin, por edhe sporti i hap rrugën politikës

24/05/2022 22:30

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka treguar mbrëmjen e e sotme në “Top Story” lidhjen e ndërsjelltë midis sportit dhe politikës.

Ai tha se sporti ka nevojë për politikën dhe politika është e detyruar që të zhvillojë sportin, duke theksuar se nuk mund të zhvillohet nëse nuk ekziston baza.

“Sporti ka nevojë për politikën dhe politika është e detyruar dhe ata janë të detyruar që të zhvillojnë politika që të zhvillojnë sportin. Nuk mund të zhvillohet nëse nuk ekziston baza, edhe bujqësia nuk zhvillohet kur ti nuk e incentivon. Edhe sporti ka nevojë, s’mund ta them kurrë se mund të bëjë. Politika pa dashur t’i ndajë në të majtë të djathtë nuk e ndërton këtë shtrat ligjor. Ky është themeli i konfliktit që ne duam të ndërtohet një gjë të zhvillohet sporti, jo ta lesh se në çdo klub ose në shumicën e tyre nuk mund të mbijetojmë po s’u bënë servilë. Ne duam të ndërtohet një bazë që ata të ndërtojnë. Me ligjet që ka miratuar parlamenti, me ligjet që ka propozuar qeveria”, tha Duka.

“Gjatë viteve të fundit sporti është përdorur si një armë për t’u influencuar nga njerëzit, ku jo vetëm politika kërkon sportin, por edhe sporti i hap rrugën politikës”, shtoi ai.

 

Top Channel