Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit.
Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar.
Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij por edhe shkaktojnë kaos në organizëm.
Bëhet fjalë për fajtoren më të madhe në mesin e ushqimeve që nënshtrojnë sistemin imunitar.
Buka e bardhë, ëmbëlsirat e përpunuara e çdo gjë tjetër që gatuhet me miell të bardhë ofron shumë kalori dhe pak ushqyes.
Kësisoj njeriu shton në peshë, përballet me obezitetin dhe rrezikun e diabetit të tipit 2.
Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për tu mbrojtur dhe shëruar.
Sheqernat natyrale tek rrushi i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak.
Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat.
Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin.
Bananja përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës.
Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha.
Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale.
Patatinat janë fiksuese për shqisën e shijes por për imunitetin ato janë një ankth i mirëfilltë.
Ato janë të skuqura me vaj vegjetal por përmbajnë shumë kripë, e cila supas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.
Produktet e bulmetit kanë tendencën të formojnë myk në organizmin e disa njerëzve, duke i bërë ata më të prirur ndaj të ftohurës apo gripit.
Këto produkte, siç është djathi i pasterizuar, kontribuon në shtimin e inflamacionit në trup duke dobësuar kështu imunitetin./AgroWeb
Top Channel