Sot po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Johnny Depp dhe Amber Heard.

Dëshmitari i radhës, psikiatri David R Spiegel po merret në pyetje nga avokatja e Amber Heard, Elaine Bredehoft, ndërsa është pjesë e  dëshmitarëve të ekipit të Amber Heard.

Dr Spiegel konfirmon se ai ka parë videom, ku duket se përplas dollapë, thyen xhama dhe i bërtet Heard ndërsa kishte një gotë vere në dorë.

Ai thotë se ka kërkuar të bisedojë me Depp dy herë, por kërkesat e tij janë refuzuar nga Depp dhe avokatët e tij.

Doktori konfirmon se një pjesë e rolit të tij në seancë është të shpjegojë nëse sjellja e Depp është në përputhje me dikë që ka çrregullim të abuzimit me substancat dhe ushtrim dhune ndaj partnerit.

Pasi diskutoi përdorimin e tepruar të pijeve dhe drogës nga Depp.

Dr. Spiegel thotë se ai është i vetëdijshëm që Depp ka “rrëfyer se ka bërë një film krejtësisht të kotë”. Ai kërkon falje që nuk e mban mend se cilin film, por vazhdon duke thënë se “shkalla e tij e të menduarit ishte ulur… nëse vëmendja juaj është e dëmtuar, shkalla e kujtesës do të dëmtohet”.

Ai shprehet se në karrierën e tij ka trajtuar dhjetëra mijëra pacientë. Ai thotë se droga dhe alkooli përdoren nga rreth 75% e pacientëve të tij. Sipas tij, rreth 50% e pacientëve të tij kanë pësuar trauma, dhe prej tyre, 25% janë viktima të “abuzimit të partnerit”.

Psikiatri David R Spiegel tregoi rreth përdorimit të drogës dhe alkoolit.

“Kur kemi efektet e alkoolit, kemi dezinhibimin… kështu që nuk mund të interpretojmë më atë që keni para jush, çfarë është e drejtë dhe e gabuar, çfarë duhet të veprojmë dhe çfarë nuk duhet të veprojmë”. 

Kur u pyet se si ndërvepron abuzimi me substancat me faktorin e rrezikut të dhunës nga partneri intim (IPV), Dr Spiegel arrin në përfundimin se alkooli dhe droga “do të na bëjnë të dezinfrenuar dhe do të na bëjnë të veprojmë, në shumë mënyra të ndryshme në lidhje me dhunën e partnerit intim”.

Kujtojmë se nga Heard, Deep akuzohet për dhunë seksuale dhe fizike, ndërsa ai ka kundërshtuar të gjitha akuzat dhe dëshmitë kundër tij.

Kujtojmë se sipas mediave të huaja dëshmitë nisën që më 12 prill.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB