Biden mesazh nga Korea e Jugut për Kim Jog Un: Përshëndetje, pikë!

22/05/2022 13:22

Përpara se presidenti Joe Biden të largohej nga Koreja e Jugut për në Japoni të dielën, ai kishte një mesazh shumë të shkurtër për liderin e Koresë Veriore Kim Jong Un, goditjet bërthamore të të cilit kanë rrezikuar të lënë në hije udhëtimin e parë të liderit amerikan në Azi: “Përshëndetje, Pikë”.

Ky reagim i tij erdhi pasi gazetarët e pyetën nëse ai kishte ndonjë gjë për t’i thënë liderit të Koresë së Veriut, duke theksuar hapjen e administratës së tij për dialog me Penianin, edhe pse ata kërkojnë të rrisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.

Biden tha se ai “nuk ishte i shqetësuar” për rreziqet e një testi të ri armësh  diçka për të cilën zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht  duke thënë: “Ne jemi të përgatitur për çdo gjë që bën Koreja e Veriut”.

Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh armësh kundër sanksioneve këtë vit, duke përfshirë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale në rreze të plotë për herë të parë që nga viti 2017, me imazhe satelitore që tregojnë se një test bërthamor është në pritje.

Stërvitjet e përbashkëta ishin zvogëluar për shkak të Covid-it dhe në mënyrë që paraardhësit e Biden dhe Yoon, Donald Trump dhe Moon Jae-in, të nisnin një raund diplomacie të profilit të lartë, por si përfundim të pasuksesshme me Korenë e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA