“Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur për të gjithë”, Kaja Kallas: BE-ja ka qenë shumë e qartë, liria e lundrimit është e panegociueshme 24/04 09:59
Thomas Strakosha do të vazhdojë karrierën në Premier League.
Portieri i kombëtares shqiptare do të largohet në fund të sezonit nga Lazio si lojtar i lirë.
Akordi i rinovimit nuk u arrit dhe më 30 qershor merr fund aventura 9-vjeçare e “gardianit” 27-vjeçar me klubin bardhekaltër, me të cilin ka fituar 2 Kupa Italie dhe po kaq Superkupa.
Strakosha ka gjetur marrëveshjen me Fulham, ekip që siguroi rikthimin në elitën e futbollit anglez. Katër vite do të firmosë portieri shqiptar me klubin londinez.
Tani kanë mbetur për t’u zgjidhur detajet e fundit, dhe më pas do të vijë zyrtarizimi i transferimit në ishull. Gjatë viteve në kryeqytetin italian, Strakosha e veshi 207 herë fanellën e Lazios./SuperSport

Top Channel