Ushtari rus i kërkon falje në gjyq ukrainases që i vrau burrin: Ndjej turp, na urdhëruan të vinim me kolonën

19/05/2022 13:57

Ushtari i parë rus që ka dalë para gjyqit për krimet e luftës në Ukrainë, Vadim Shishimarin, ditën e sotme teksa ishte në gjykatë në Kiev, i kërkoi falje një gruaje,të cilës i kishte vrarë burrin gjatë luftimeve.

“Po, e pranoj fajin tim. E kuptoj që nuk do të mund të më falësh, por më vjen keq”, tha Shishimarin.

Ai gjithashtu tha se ndjente “turp”.

Nga ana tjetër gruaja e prekur, u shpreh e irrituar ndaj kërkesës së faljes së ushtarit rus dhe iu drejtua atij: “A ke ardhur të na mbrosh? Nga kush? Më ke mbrojtur nga burri që ke vrarë?”

“Na urdhëruan të vinim me kolonën, nuk e dija se çfarë do të pasojë”, tha Shishimarin.

Ky është gjyqi i parë ukrainas për krimet e luftës që mbahet që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt. Ushtari 21-vjeçar u deklarua fajtor të mërkurën për të qëlluar një civil 62-vjeçar të paarmatosur në rajonin Sumy të Ukrainës në ditën e katërt të luftës dhe po përballet me një dënim të përjetshëm.

Gjyqi u shty të mërkurën për shkak se shumë anëtarë të medias po mbushnin sallën e gjyqit. Gjyqi është zhvendosur në një gjykatë më të madhe në Kiev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA