48-vjeçari Arben Ismaili Mërkuri i njohur në zonë me pseudonimin Maneci, pavarësisht të shkuarës kriminale, jetonte dhe punonte në Sukth si njeri i lirë.

Mbrëmjen e së mërkurës ai ndodhej në një objekt të ri ku po punonte për ta shndërruar në një dyqan, kur persona ende të pa identifikuar u afruan dhe e qëlluan për vdekje.

Nga gjurmimi i  kamerave të sigurisë në zonë policia zbuloi se autorët të cilët lëviznin me një fuoristradë tip ‘benz’ kanë ardhur nga Manza. Makina e ndezur ka qëndruar përballë objektit ku ndodhej Arben Mërkuri dhe atentatori ka zbritur nga makina dhe ka hyrë në brendësi të objektit duke qëlluar me breshëri kallashnikovi .

Ende në vendin e ngjarjes janë të freskëta shenjat e krimit. Mure të përshkruar nga plumbat dhe në prag të dyqanit një njollë gjaku.  48-vjeçari u transportua në spital por nuk mundi të mbijetojë.

Për zbardhjen e ngjarjes policia është fokusuar tek e shkuara e viktimës i cili rezulton I dyshuar dhe hetuar për disa ngjarje të rënda kriminale në zonën e Durrësit por që drejtësia nuk ka mundur dot ti faktojë. Mërkuri rezulton I dënuar edhe në Itali për narkotikë ndërsa në 2016 u arrestua nga policia e Tiranës si një nga 3 dhunuesit e biznesmenit libanez Faad Mitri.  48 vjeçari njihet dhe si lidhje e afërt me Pëllumb Muharremi i njohur me nofkën Rrumi i Shijakut i cili në nëntor 2019 ishte së bashku me prokurorin tashmë të shkarkuar nga vettingu Arjan Ndoja kur i bënë atentat në mbikalimin e Shkozetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA