Makina godet oborrin e shtëpisë ku luanin fëmijët, ndërron jetë 4-vjeçari në Itali

18/05/2022 21:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një grup fëmijësh, që luanin në oborrin e një kopshti në L’Aquila, u goditën papritmas nga një makinë që depërtoi gardhin e jashtëm.

Një djalë 4-vjeçar Tommaso ndërroi jetë në vend, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital, kurse 5 fëmijë të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Mediet italiane raportojnë se brenda makinës, e parkuar tatëpjetë, ndodhej një fëmijë 8 deri në 10 vjeç, i lënë përkohësisht vetëm nga nëna dhe mendohet  se fëmija mund t’i ketë  ngritur aksidentalisht frenat e dorës së makinës.

Fëmijët e tjerë të goditur nga makina janë nga 3 deri në 5 vjeç.

Ndërkohë mësuesit e kopshtit, megjithëse të shokuar nga ngjarja, u përpoqën ta menaxhonin situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, thonë mediet lokale,  duke qetësuar sadopak prindërit e fëmijëve.

Për arsye protokolli dhe kohe, jo të gjithë prindërit kanë mundur të shoqërojnë fëmijët brenda mjeteve të urgjencës dhe kjo e ka bërë situatën edhe më delikate.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA