Një 48-vjeçar me dy mbiemra dhe me problem me ligjin në të shkuarën mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të marten në Sukth.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20.30 kur 48-vjeçari Arben Mërkuri Ismaili ndodhej në dyqanin e tij në qendër të Sukthit. Pavarësisht rrugës plot njerëz e zonës të mbuluara me kamera sigurie persona ende të pa identifikuar u afruan para dyqanit me një fuoristradë ‘benz’ dhe hapën zjarr në drejtim të objektivit të tyre. Nga breshëria e të shtënave 48-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë disa minuta më vonë në spital.
Për zbardhjen e ngjarjes policia është orientuar tek e shkuara e Arben Mërkurit i cili njihej në zonë edhe me pseudonimin Maneci.
Ai rezulton i dyshuar dhe hetuar për disa krime të rënda por drejtësia nuk ka mundur ta vërë pas hekurave. Mërkuri njihet edhe për lidhjen që ka me Pëllumb Muharremin i njohur me pseudonimin ‘rrumi’ i cilësuar si i ‘forti i Shijakut’.
Mërkuri e Muharremi së bashku me një person tjetër u vunë në pranga të policisë së Tiranës pasi dyshohet se në shtator të 2016 dhunuan biznesmenin libanez Faad Mitri. Në nëntor të vitit 2019 Pëllumb Muharremi ishte në shoqëri të prokurorit tashmë të shkarkuar nga vetingu Arjan Ndoja kur këtij të fundit ju bë një atentat në mbikalimin e Shkozetit.
Top Channel