Përmes programit IPARD III, të bashkimit Europian me vlerë 146 milion euro, qeveria do të mbështesë bujqësinë agropërpunimit dhe agroturizmin.
Kryeministri Rama u dha përgjigje zërave kritik në bujqësi nga ku më i zëshmi është deputeti I tij Erion Brace.
“Flet shumëkush për bujqësinë që po vdes, për bujqësinë që s’ka, s’merr dot më frymë, për bujqësinë që nuk ka më asnjë perspektivë, për fshatin që po braktiset përfundimisht dhe s’ka kush të punojë tokën dhe flasin njerëz që me fshatin s’kanë asnjë lidhje”, tha Rama.
Rruga e vjetër e të punuarit vetëm, e të dalit vetëm në treg dhe e të fituarit vetëm nuk funksionon më, duhet bashkim forcash. Bashkim forcash ku secili ka pjesën e vet për atë pjesë të procesit që i takon atij, jo bashkim forcash si dikur, por bashkim forcash ku tjetërkush e punon tokën, tjetërkush e ofron farën dhe fidanin dhe mënyrën si trajtohet, tjetërkush e bën grumbullimin dhe pastaj të gjithë bashkë bëjnë shitjen…..
Me fondet e dhëna deri më tani tha kryeministri janë realizuar 437 projekte por mundësinë tashmë e kemi të bëjmë 100 falë mbështetjes të BE-s.
Top Channel