“Nuk ka asnjë lidhje me Ukrainën”! Xhaçka: Kosova kishte gjithë të drejtën të shpallte pavarësinë

17/05/2022 22:47

Presidenti rus Vladimir Putin, në këmbënguljen e tij për të marrë rajonin lindor të Ukrainës, Donbasin, ka përdorur dhe argumentin e Kosovës, që fitoi pavarësinë në vitin 2008.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një intervistë për gazetarin Sokol Balla nga Neë York-u thotë se analogjia e Putinit është e pakuptimtë.

Rusia ka qenë një vend që në vazhdimësi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo analogji që po bën sot, që me fjalë të tjera mund të thotë që po njeh pavarësinë e Kosovës, por ky është vetëm një aspekt, sepse pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i disa zhvillimeve në atë kohë.

Kosova në atë kohë kishte gjithë të drejtën të shpallte pavarësinë. Pavarësia është njohur edhe ndërkombëtarisht. Nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, që nuk ka asgjë të ngjashme me situatën që po ndodh sot”.

Ky është një agresion i paligjshëm, thekson Xhaçka.

Është botërisht i pranuar si i tillë. Dhe ne kemi bërë çmos, që edhe përmes rezolutës, e cila nuk kaloi në Këshillin e Sigurimit por edhe deklaratës që doli pastaj nga Asambleja e Përgjithshme, që t’i bëjmë thirrje Rusisë mbi paligjshmërinë e këtij agresioni, për tërheqjen e trupave dhe dhënies fund të këtij konflikti sa më parë”.

E pyetur nëse Shqipëria do të pranonte një marrëveshje në tryezë ku në këmbim të njohjes së Kosovës nga Rusia, do të njihte si të pavarur rajonin e Donbasin, ministrja e Jashtme thotë se një mundësi e tillë nuk do të ndodhë kurrë.

Top Channel