Ashensori i një pallati në lagjen “ 1Maji” në Vlorë është përfshirë nga flakët këtë të hënë.

Zjarri ka qenë në shkallët e një pallati në lagjen 1 Maji, shkallet shkojnë poshtë në bodrum , kjo pjesë ka qenë me mbeturina dhe ato kanë marrë flakë. Ngjitur ka qenë ashensori por që nuk ka pësuar asgjë.

Asnjë nga banorët nuk është lënduar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”,  sipas policisë.

Top Channel