Edhe pse ka më shumë se dy vjet që nuk kemi një godinë serioze të Teatrit Kombëtar, numri i shfaqjeve është rritur. Kjo përfshi edhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivolin”, por edhe teatrin më të ri, atë Shëtitës “Çajupi”.

Në datat 18, 19 dhe 20 maj. Shfaqja teatrore “Mes çarçafëve” do të jetë për publikun në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.  E shkruar nga dramaturgia e re Jordi Mand.  Me regji të Kico Londos pjesa ka dialogje të forta.

Aktorja e madhe e skenës dhe kinemasë Yllka Mujo është protagoniste, e shoqëruar nga Ermira Hysaj. Që deri më sot e kemi parë si aktorja e heroinave. Vepra është përkthyer nga Artur Lena.

Ajo na ve përballë Terezën, një mësuese të re dhe Marion, nëna e njërit prej nxënësve me aftësi ndryshe. Këtu fillon pjesa, e cila ka një logjikë therëse emocionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA