“Janë dhunuar nga policia, të mbahet përgjegjësi”, deputeti Kapri viziton te Trauma të plagosurit gjatë protestës: Askush nuk është në intubim

13/10/2026 22:30

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në Spitalin e Traumës të rinjtë që mbetën të plagosur në protestën e dhunshme sot tek Ministria e Arsimit.

“Klevi u përball me shkopat e gomës së 6 policëve, por është mirë dhe i fortë. Erdha e vizitova sot te Trauma pas atij momenti tepër të rëndë edhe për mua, teksa e pashë Klevin dhe disa të rinj të tjerë të gjakosur brenda një furgoni policie”, shprehet deputeti Kapri.

Deputeti Kapri shprehet se asnjë prej të plagosurve nuk është në intubim në spitalin e Traumës.

‘Të gjithë të plagosurit janë mirë. Fatmirësisht, askush nuk është në intubim’, shprehet Kapri.

Deputeti Kapri kërkoi tha se protestuesit janë dhunuar nga policia dhe se duhet të mbahet përgjegjësi.

“Ndodhem tek Spitali i Traumës këtu në Tiranë ku ka 7 protestues të lënduar, edhe 6 policë. 3 gazetarë kanë marrë mjekim më herët. Protestuesit më kanë konfirmuar që janë dhunuar nga policia. Kanë shenja në kokë dhe në fytyrë.

I urojmë shërim të shpejtë atyre dhe policëve. Gjithashtu, kjo situatë ishte e paralajmëruar. Ndaj i vetmi që duhet të mbajë përgjegjësi është Edi Rama, kryeministri i vendit që duhet të japë menjëherë dorëheqjen”, tha ai.

 

Top Channel