“Gjendja është alarmante”/ Protesta e dhunshme në kryeqytet, deputetët e PD vizitojnë të lënduarit te Trauma

13/10/2026 22:51

Disa prej deputetëve të Partisë Demokratike kanë vizituar mbrëmjen e sotme protestuesit e lënduar në tubimin e dhunshëm, të cilët po mjekohet te Trauma.

Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Ledina Alolli, Gjin Gjoni, Klodjana Çapja, Greta Bardeli dhe Gent Strazimiri, janë paraqitur në Spitalin e Traumës për të parë gjendjen e të lënduarve, teksa e kanë cilësuar alarmante situatën.

Ata pretendojnë se dhjetëra studentë janë dhunuar gjatë protestës.

 

Top Channel