Finlanda do aplikojë për NATO, Stoltenberg: I ofrojmë siguri gjatë periudhës para anëtarësimit

15/05/2022 21:23

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i ofroi siguri Finlandë dhe Suedisë në periudhën para anëtarësimit. Ai tha se Turqia nuk është më pengesë për kërkesën e  Finlandës duke sqaruar se bëhet fjalë për të shtuar praninë ushtarake në rajon.

“Turqia e ka bërë të qartë se qëllimi nuk është ta bllokojë anëtarësimin, ndaj kam besim se do ta zgjidhim shqetësimin e Turqisë, por gjithsesi nuk e vonon procesin. Kështu që synimet e mia janë të kemi një proces të shpejtë”, tha sekretari i NATO-s.

Sipas Stolteneberg  lufta ruse në Ukrainë nuk po ecën sipas planeve të Moskës. Ata po tërhiqen nga Kharkiv dhe ofensiva në Donbas ka ngecur.

Finlanda vendosi të aplikojë për anëtarësim në NATO pavarësisht kërcënimeve të Rusisë. Presidenti dhe kryeministrja u shfaqën në një konferencë për shtyp duke e cilësuar këtë një ditë historike.  nesër mblidhet menjëherë parlamenti finlandez.

 

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA