“Një pjesëtar i stafit të Interit më shkeli në këmbë dhe provokoi atë reagim të ashpër timin, megjithatë kartoni i kuq ishte i drejtë”, deklaroi Massimiliano Allegri pas finales së humbur ndaj zikaltërve në Kupën e Italisë.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë në episodin e minutave shtesë, që solli edhe tërbimin e trajnerit të bardhezinjve?

Në fakt ka qenë Mario Cecchi, një nga ndihmësit e Simone Inzaghit, që duke u kthyer nga festa e golit të Perisic, ka shkelur pa dashje trajnerin e Juventusit dhe i ka kërkuar menjëherë ndjesë.

Megjithatë pavarësisht të dy tentativave për të kërkuar falje, Allegri ka refuzuar dhe më pas mes të dyve ka pasur një debat në distancë, me trajnerin e Juventusit që ka reaguar shumë ashpër dhe ka detyruar arbitrin Valeri ta dërgojë para kohe në dhomat e zhveshjes./supersport

Top Channel