Zëvëndëskancelari gjerman: Rusia po përdor energjinë si “armë”

12/05/2022 16:39

Zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i ekonomisë Robert Habeck akuzoi Rusinë këtë të enjte se po e përdor energjinë “si armë”.

Ky reagim erdhi pas një njoftimi nga qeveria ruse ditën e djeshme, për të vendosur sanksione ndaj 31 kompanive të huaja të energjisë në shenjë hakmarrjeje për ndëshkimet perëndimore ndaj Rusisë.

“Duhet thënë se situata po vjen në krye, në një mënyrë të tillë që përdorimi i energjisë si armë tani po realizohet në disa fusha”, u tha Habeck gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin.

Gjermania ka qenë nën presion nga Ukraina dhe vende të tjera në Evropë për të përparuar në heqjen e furnizimeve ruse me energji, që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Habeck u shpreh se Gjermania po fokusohej në ndërtimin e rezervave të gazit për t’u përgatitur për dimër.

“Objektet e depozitimit të gazit duhet të jenë plot deri në dimër ose përndryshe do të jemi në një situatë ku mund të shantazhohemi lehtësisht“, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Habeck thotë se Rusia po përdor energjinë si “armë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA