Një gazetare Al-Jazeera u qëllua për vdekje teksa raportonte mbi një aksion izraelit në Jenin të Bregut të pushtuar Perëndimor.
Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze, që punonte për kanalin në gjuhën arabe të këtij televizioni, u godit me plumb në kokë.
Edhe një gazetar palestinez, që punonte për gazetën Al-Quds është plagosur, por është në gjendje stabile. Al-Quds, gazetë me seli në Katar, fajësoi Izraelin për këtë rast.
Ushtria izraelite pretendon se forcat e saj ishin shënjestër e sulmeve me armë zjarri dhe eksplozivë teksa po kryenin një operacion në Jenin, dhe ata thjesht u kundërpërgjigjën.
Ushtria tha se po “heton ngjarjen dhe po shikon për mundësinë që gazetarët të jenë qëlluar nga sulmues palestinezë”.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se vdekja e gazetares është një lajm i trishtuar dhe shtoi se i ka propozuar Autoritetit Palestinez që të kryejnë një hetim patologjik për vdekjen e gazetares.
“Gazetarët duhet të mbrohen në zonat e konfliktit dhe që të gjithë ne kemi përgjegjësi që ta kuptojmë të vërtetën”, shkroi ai në Twitter.
Por Al Jazeera i akuzoi forcat izraelite të sigurisë e kanë shënjestruar qëllimisht reporteren dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë incident e ta konsideroje shtetin hebre përgjegjës për të.
Top Channel