“Resort turistik në zonë të mbrojtur”, Berisha: Lan paratë Rama dhe njerëzit e tij

11/05/2022 13:01

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një deklarate për shtyp nga selia blu ripërsëriti se kryeministri Edi Rama është përfshirë në aferat korruptive më të mëdha në vend.

Ai e nisi me inceneratorët dhe më pas me me resortin që është planifikuar të ndërtohet në Kepin e Stillës.

“Atij nuk i rrihet më, por ecën dhe udhëton si gjëja më e pavlerë e Evropës zyrtare. ai ishte në dijeni vetëdijshëm i ka paraqitur qeverisë për miratim. Çdo akuzë ndaj Agaçios të çon tek padroni i tij Edvin. Duhet ta dini se kaq i ngërthyer është Edi Rama me inceneratorët. Kjo është njëra aferë, aferat e tjera janë zinxhir, ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin, në territorin e Butrintit është një aferë multidimensionale e paimagjinueshme, në territorin e gjirit të Manastirit ku ka një kishë. Në vend që trojka trualli territori t’i rikthehej kishës dhe manastiri është një jo vetëm një institucion kulturor, por edhe shumë i çmuar. Aty në territorin e manastirit po ndërton resorin turistik njeriu, miku i Edi Ramës, ku vetë ai mund të jetë aksioner. Duke uzurpuar pronat publike, Kepi i Stillës, laguna e cila është zonë ramsar e cilësuar si zonë e supermbrojtur është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku lan paratë Edi Rama dhe njerëzit e tij”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA