Zgjedhja e presidentit të ri/ Açka në konferencën e kryetarëve: PS e ka zgjedhur emrin, po na përdor si “buzëkuq”

10/05/2022 12:54

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, tha sot në Konferencën e Kryetarëve se PS e ka zgjedhur Presidentin dhe opozitën po e përdor si “buzëkuq”.

Açka tha se mazhoranca duhet t’i kishte kërkuar falje shqiptarëve për mënyrën sesi e zgjodhën presidentin e fundit të Republikës.

Flutura Açka: Jemi këtu për të sjellë sapo pak frymë europiane. Kam rezervat e mia dhe frikërat e mia duke marrë parasysh se çfarë ka ndodhur. E sollët e lëvduat, e çuat në gjykatë, e shatë prap. Këtu duhet të kishit kërkuar një ndjesë publike për mënyrën se si e zgjodhët Presidentin e kaluar. Nga ana tjetër atë procesin e zgjedhjes më zarfe të Presidentit duhet të mos na e kishit bërë publik. Sipas llogarisë na dalin 250 presidentë sipas jush. Ndaj ky si proces është bërë pis. Ju keni vendosur ta uzurponi poziconin e Presidentit. Ju e keni zgjedhur Presidentin dhe na doni këtu si ‘buzëkuq’ për tu dukur të bukur. Ju keni vetëm 2 kritere, ose komunist ose lëpirës dore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA