Theu arrestin shtëpiak dhe qarkullonte me armë zjarri, në pranga 28-vjeçari në Vlorë

10/05/2022 16:12

Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe qarkullonte me armë zjarri me vete.

I riu me inicialet A. H., banues në Vlorë, akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjatë kontrollit në motomjetin pa targa, me të cilin qarkullonte ky shtetas, në lagjen “24 Maji”, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.02.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA