FOTO/ Naiviteti i Cuadrados, nxjerr Bonuccin nudo në rrjetet sociale

10/05/2022 10:08

Humbja ne Genoan është lënë pas nga futbollistët e Juventusit, që po përgatiten për finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit, e planifikuar për të mërkurën në orën 21:00.

Humori në kampin bardhezi është i lartë, aq sa nga pakujdesia, një foto e Lenoardo Bonuccit nudo, ka përfunduar në rrjetet sociale dhe po bën xhiron e botës me shpejtësi.

Protagonist i skenës ka qenë Juan Cuadrado, që ka marrë telefonin e Alvaro Moratës dhe ka shprehur disa selfie, njërën prej të cilave e ka postuar në Instagramin e sulmuesit spanjoll, por pa vënë re që në sfond ishte Bonucci nudo.

Fotoja është fshirë shpejt, por dëmi ishte bërë tashmë, ndërsa Cuadrado e Morata postuan edhe një foto tjetër më pas, ku i kërkonin ndjesë edhe Bonuccit./Supersport

Top Channel