Mesfushori kuqezi gjen golin në Turqi, realizon një perlë nga goditja e dënimit

09/05/2022 22:30

Endri Çekiçi ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi, teksa futbollisti i kombëtares realizoi për Konyaspor në ndeshjen që këta të fundit e luajnë në transfertë ndaj Antalyaspor.

Kujtojmë se Çekiçi në këtë sezon ka rezultuar një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin e Superligës turke teksa ka realizuar gjashtë gola pa harruar edhe tre asiste.

Konyaspor në këtë sezon po lufton për një vend në Kupat e Europës ndërsa ka shpresë edhe për kualifikimin në Champions League, ku sigurisht një fitore në takimin ndaj Antalyaspor do t’i vinte shumë në ndihmë është në barazim 2-2.

Sakaq, titullar për Konyaspor e ka nisur edhe Zymer Bytyqi, teksa në stol është Sokol Cikalleshi.

Top Channel