![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/Elseid-Hysaj-Lazio-1024x683_sd-800x450.jpg)
Projektohet një tjetër transferim i bujshëm gjatë merkatos së verës.
Siç raporton “Sky Sports Germany”, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, është takuar të dielën e kaluar me Ramy Abbas Issa, menaxherin e Sadio Manésë. Kampionët e Bundesligës e kanë në krye të listës sulmuesin e Liverpoolit për shkak të pasigurisë që ekziston mbi të ardhmen e Lewandowskit dhe Gnabry-t.
Në samitin mes palëve, Salohamidzic mësohet se i ka shprehur gatishmërinë e kubit bavarez përfaqësuesit të senegalezit për blerjen e klientit të tij.
Megjithatë, për respekt dhe detyrim ligjor për klubin dhe vetë Manénë, negociatat e mundshme nuk do të fillojnë derisa Liverpooli të luajë finalen e Champions League, më 28 maj, në Paris. Kjo do të jetë ndeshja që do të ulë perden e sezonit dhe do të ndezë dritën jeshile për bisedimet mbi të ardhmen e numrit 10 të të kuqve./ Super Sport
Top Channel