Balla në Top Story: Nuk kam dyshim që Berisha do të vendoset para drejtësisë

09/05/2022 22:01

Kreu i grupit parlamenatar të Partisë Demokraike Taulant Balla, teksa ka krahasuar dy raste hetimi nga SPAK, ka ngritur shqetësimin e mos marrjes seriozisht të rastit të hetimit të Berishës nga ana e SPAK.

Ai tha se në një rast të lehtë SPAK ka dalë në procedim penal ndërsa me lidhje me Berishën nuk ka as procedim penal. Megjithatë Balla u shpreh se ka ende besim që Berisha do të vendoset para drejtësisë.

Roland Lami: Edhe nëse rrimë tek niveli i përceptimit të korrupsionit, 10 vite është bërë përpara vetëm dy pikë në luftën kundër korrupsionit. Axhenda e partive politike nuk mund të jetë agjenda e prokurorisë. kemi pasur 30 vite kur ekzekutivi i tregonte prokurorinë se kë duhet të hetojë dhe si duhet të hetojë. Në 30 vite partisë politike i kanë diktuar prokurorisë së çafrë duhet të bëjnë dhe u mendua që kjo gjë të marrë fund, ku me moton disa janë të barabartë të funksionojë drejtësia. Jeni krenuar me reformën në drejtësi. E gjithë kjo zhurmë që bëhet edhe sikur të ndodhë shenja simbolike që do të japë SPAK-u ndaj Berisheës nuk e justifikon.

Balla: Rama ka sjellë dy shembuj konkretë, shembullin e magjistratit të vetëm në republikën e Shqipërisë, Ardjan Borani dhe rastin e Berishës për korrupsion në nivel të lartë. SPAK-u në rastin e kallëzimit për shpërdorim detyre ka regjistruar një procedim penal. Ke një standard të dyfishte nga një institucion. Në një rast kot ke dalë në procedim penal ndërsa në rastin e Berishës nuk ka asnjë procedim penal nga SPAK. Besimi ynë nuk ka shteruar ndaj SPAK por të jeni të sigurt që ajo që themi ne ka mbështetjen më të gjerë të opinionit publik. Nuk kam dyshim që Berisha do të vendoset para drejtësisë. Nuk duam që drejtësia do të jetë e ndryshme.”

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së, për performancën e deritanishme gati tre-vjeçare, duke edhe nxitur debat.

Më pas në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi tha se ka informacione të besueshme se Rama është i përfshirë në hetime ndërkombëtare dhe përmes shantazhit i kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit.

Top Channel