Dhjetëra të vdekur pas bombardimit të shkollës në Luhansk/ Kievi pretendon fundosjen e anijes së dytë ruse

08/05/2022 10:47

60 persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror të shtunën në një shkollë në rajonin e Luhansk ku ishin strehuar 90 persona.

Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha se 30 persona të strehuar në shkollë ishin shpëtuar, nga të cilët shtatë u plagosën.

Trupat e dy personave u gjetën në rrënoja, tha Hayday në një postim në Telegram të dielën, duke shtuar se “ka të ngjarë që të gjithë 60 personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesës të jenë vrarë”.

Luhansk ka përjetuar luftime të ashpra ditëve të fundit ndërsa trupat ruse dhe luftëtarët separatistë kërkojnë të rrethojnë forcat qeveritare ukrainase, pak më shumë se dy muaj që nga fillimi i pushtimit rus.

Ndërkohë dhe në qytetin port i Odesas u godita nga 6 raketa ruse.

Sulmi erdhi pasi autoritetet ushtarake në Kiev pretenduan se një nga dronët e tyre kishte fundosur një anije të dytë ruse në Detin e Zi, pranë ishullit të famshëm të gjarpërinjve , ku po zhvillohen luftime të ashpra.

Ndërkohë në qytetin e shkatërruar të Mariupol, Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit që po strehoheshin në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol janë evakuuar, tha të shtunën zëvendëskryeministrja e Ukrainës. Luftëtarët ukrainas vazhdojnë të bëjnë qëndresë për të parandaluar një pushtim të plotë të Mariupolit. Marrja nën kontroll e portit të rëndësishëm strategjik në Detin Azov do t’i jepte Moskës një urë tokësore për në Gadishullin e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina gjatë një pushtimi në vitin 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA