Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara jep alarmin për rrezikun e një kërcënimi të afërt nga uria në disa pjesë të botës, dhe ka kërkuar që të happen sa më shpejt portet e Ukrainës së përfshirë nga lufta.

“Portet në zonën e Odesës duhet të rihapen urgjentisht për të parandaluar që kriza e urisë të dalë jashtë kontrollit. Në këto momente, depot e grurit në Ukrainë janë plot, e ndërkohë, 44 milionë vetë nëpër botë po marshojnë drejt urisë. Bllokimi i porteve në Detin e Zi ka bërë që miliona tonë drithë të mbeten në kapanone apo anije që nuk mund të lëvizin. Duhet lejuar dalja e këtij ushqimi nga Ukraina”, thuhet në një deklaratë të të OKB-së.

Para luftës, shumica e ushqimit të prodhuar nga Ukraina  e mjaftueshme për të ushqyer 400 milionë njerëz  eksportohej përmes shtatë porteve të saj në Detin e Zi.

Bllokimet që solli lufta i kanë shtyrë tashmë çmimet në tregjet e mallrave ushqimore në nivele rekord, e që në muajin e parë pas fillimit të krizës, çmimet e eksportit për grurin dhe misrin u rritën edhe me 22% dhe 20%.

Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë po ashtu parashikoi se prodhimi i grurit këtë vit do të jetë 782 milionë tonë, një parashikim ky më i ulët nga sa kishte qenë paraprakisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA