14/11 22:57
Pas një sërë zërash prej më shumë se një viti, tashmë duket se gjithçka ka përfunduar për të ardhmen e Erling Haaland.
Norvegjezi ka zgjedhur që të transferohet te Manchester City dhe të gjitha detajet janë vendosur ose të paktën kështu raporton “Tuttomercatoweb”.
Ai do të japë lamtumirën Borussia Dortmund për t’u bashkuar me “Citizens” dhe trajnerin Pep Guardiola, i cili prej kohësh kërkon afrimin e 21-vjeçarit.
City do të paguajë klauzolën e lirimit të Haaland që është 70 milionë euro dhe do t’i ofrojë sulmuesit një pagë prej 30 milionë euro për pesë sezone./supersport
Top Channel