Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë për edicionin futbollistik 2021-2022 në Abissnet Superiore.

Bardheblutë mundën me përmbysje 2-1 rivalët e përjetshëm të Partizanit, në një ndeshje të jashtëzakonshme  në “Elbasan Arena”.

Titulli i 26 për Tiranën, që feston të dytin kampionat në tre vitet e fundit, por edhe hakmarrjen ndaj Partizanit,  që vetëm tre sezone më parë fitoi titullin pikërisht në derbin e fundit të sezonit.

Realizimi i Seferit në pjesën e parë dhe supergoli i Totres në fillimin e të dytës, zhvlerësuan realizimin e jashtëzakonshëm të Skukës, për t’i dhënë të parin titull si trajner edhe Orges Shehit, i cili futet në librin e artë të kampionëve.

Nuk kuishte si të mos mungonte spektakli i tifozëve, të cilët për shkak të ndezjes së mjeteve piroteknike sollën ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

Vërshëllima e trefishtë e Eldorian Hamitit kishte melodinë e titullit për Tiranën, që veshi derbin me ngjyrat bardheblu, por mbi të gjitha kurorëzoi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

 

FOTO GALERI
12/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA