Ndonëse ka kaluar gjashtë vite në krye të stolit të Manchester City-t, Pep Guardiola nuk ka mundur që të realizoi ëndrrën e klubit anglez për të fituar trofeun e Champions League.
Trajneri ka thënë së fundmi se ai nuk u punësua nga City për të vetmin qëllim, fitim e Champions League.
Këto deklarata janë bërë nga spanjolli pak ditë pas eliminimit të “Citizens” nga Real Madrid me rezultatin e përgjithshëm 5-3, në gjysmëfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, Champions League.
City, që humbi në finale ndaj Chelsea-t vitin e shkuar, duket i vendosur për të të marrë këtë trofe, teksa Guardiola deklaroi se se puna e tij nuk varet te fitorja e këtij kompeticioni.
“Sezonin e fundit ne humbëm Champions League-n. Ishin 13 ndeshje, ne fituam 11 prej tyre. Nëse ne e humbëm Championsin, a ishte ky një sezon i keq për ne në Champions League? Sigurisht që jo. Këtë sezon ne ishim në gjysmëfinalen e Champions League sërish. Ata thanë se donin të konkurronin në të gjitha kompeticionet dei në fund, për të qenë një skuadër që është e lezetshme për t’u ndjekur nga tifozët tanë dhe për të fituar sa më shumë ndeshje që mundemi në të gjitha kompeticionet. Kjo është arsyeja pse drejtuesit e City-t më kërkuan që të vi këtu dhe ne e arritëm atë qëllim. Nuk ka dyshim, në të gjithë kompeticionet ne e kemi arritur ta realizojmë këtë gjë. Ata që luajnë kundër nesh, janë të mirë. Ata vrapojnë, luftojnë dhe e çojnë çdo gjë në limit.”-deklaroi trajneri.
Pavarësisht eliminimit nga Champions League, Manchester City mund ta mbyllë këtë sezon me trofeun e Premier League. “Citizens” kryesojnë elitën e futbollit anglez me një pikë më shumë se Liverpool i vendit të dytë, ndërsa kanë mbetur edhe katër ndeshje nga mbyllja e kampionatit./supersport
Top Channel