Kuvendi Kombëtar i PD-së miraton projekt-rezolutën për zgjedhjen e presidentit, Bylykbashi: Përfaqësuesit do të negociojnë për emrin e kreut të shtetit

06/05/2022 18:24

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar rezolutën për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Oerd Bylykbashi ka lexuar draft rezolutën e sapo miratuar nga Kuvendi, ku tha se do të zgjidhen përfaqësuesit për të negociuar për emrin e kreut të shtetit.

Oerd Bylykbashi: Draft rezolutën për miratim mbi procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës. Më 24 korrik i mbaron mandati. Kuvendi dihet të nisë procedurat jo më vonë se 60 ditë para fundit të mandatit.

Këshilli Kombëtar i PD-së vëren se mazhoranca në mënyrë sistematike ka kapur pushtete e pavarura përfshirë atë të drejtësisë duke rrënuar sistemin kushtetueses të kontrolleve dhe balancave Rama kontrollon 90% të pushteteve publike dhe kapja e sistemit do siguronte kontroll abosolut.

Zgjedhja e presidentit ka rëndësi në kuadër të rikrijimit Akt sovranitet kushtetues që nuk duhet të përfshijë konflikt politik dhe institucional, por qeverisjen e përgjegjësi ndaj popullit. Një proces i njënashëm i shërben vetëm krizës së tejzgjatur. PS po përpiqet që të krijojë një proces fars duke përpjekje ti përcaktojë përfaqësuesit e opozitës. Me këto përpjekje dhe konsultime pa përfaqësuesit e pa mandatar PS po përpiqet në dukje konsensualtit të rremë. PD e denoncon këtë sjellje që dëmton legjitimitetin  e procesit dhe besueshmërinë  e presidentit të ardhshëm.

Vendos: PD do shpreh vullnetin për zgjedhjen e president të Republikës me votën e deputetëve të grupit parlamentar. Mandatohet komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese nuk përfaqësojnë PD në procesin e zgjedhjes së presidenti”, tha Bylykbashi.

Rezolute per zgjedhjen e presidentit – Keshilli Kombetar draft 06.05.2022 (1)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA