Kreu i Kishës Ortodokse Ruse sanksionohet nga BE, pritet miratimi

04/05/2022 18:24

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, është mes individëve që do të preken nga sanksinet e Bashkimit Evropian, sipas burimeve të CNN.

Drafti i propozuar u është dërguar ambasadorëve përkatës për shqyrtim, thanë burimet.

Në këtë fazë, emrat mund të hiqen ose shtohen sipas gjykimit të shteteve anëtare.

Këtë të mërkurë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash që përfshijnë gjithashtu një ndalim të naftës ruse.

Në një intervistë këtë javë, Papa Françesku paralajmëroi Kirillin që të mos bëhet “djaloshi i altarit të Putinit”.

Në përgjigje, Kisha Ortodokse Ruse tha se Papa Françesku kishte përdorur “tonin e gabuar” dhe i quajti komentet e Papës “të penduara”.

Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në vendosjen e një dialogu konstruktiv midis Kishës Katolike Romake dhe Kishës Ortodokse Ruse, i cili është veçanërisht i nevojshëm në këtë kohë”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të Patriarkanës Ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA