Aleksi: Tirana s’e meritonte të festonte sot, ja pse Teuta u zgjua vonë

04/05/2022 20:45

Albano Aleksi deklaroi në emisionin “Gol pas Goli” se Tirana nuk e meritonte të festonte përballë Teutës titullin kampion. Mesfushori i Teutës u kujtoi bardhebluve pikët që kishin lënë para kësaj përballjeje të fundit në “Selman Stërmasi”.

“Më bëhet qejfi që nuk u shpallën sot kampionë, sepse nuk e meritonin ta fitonin. Një ekip që dëshiron të dalë kampion duhet të luajë për kampion dhe jo të lërë pikë siç ka bërë Tirana në ndeshjet e fundit. Ne jemi kujtuar shumë vonë për të luajtur, jam shumë i kënaqur me ndeshjet e fundit. Shumë faktorë kanë ndikuar te Teuta, janë ndërruar shumë lojtarë dhe kur vijnë të rinj e kanë të vështirë për t’u përshtatur. Mendoj se ata që erdhën nuk e dinin se ku kishin ardhur.”

Sfida me Kastriotin: “Nuk mund ta themi finale, por kështu siç është renditja quhet e tillë. Ne nuk luajmë për barazim, do ta luajmë për ta fituar si në ndeshjet e tjera.”

Top Channel