Dy anije patrullimi ruse të klasit ‘Raptor ‘në Detin e Zi, janë shkatërruar me anë të një droni ukrainas ditën e sotme.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valeriy Zaluzhniy e bëri publik lajmin em anë të një postimi në rrjete sociale.
“Dy varka ruse të klasës Raptor u shkatërruan në agimin e sotëm pranë ishullit Zmiinyi”, shkroi Valeriy Zaluzhniy në aplikacionin Telegram.
Anijet e klasës Raptor janë anije të vogla patrullimi që zhvendosin rreth 20 tonë dhe kanë për qëllim të patrullojnë shtrirjet dhe ngushticat bregdetare. Këto anije, të cilat u futën në Marinën Ruse rreth një dekadë më parë, janë kryesisht të armatosura me mitralozë.
Sulmet ndaj dy anijeve të ‘klasit’ Raptor vijnë mes mosmarrëveshjeve mbi efikasitetin e dronëve TB2 në operacionet kundër Rusisë. Dronët kishin arritur një status ikonik në luftë, duke u përdorur për të goditur automjetet e blinduara ruse dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.
TB2 thuhet se ishte gjithashtu i përfshirë në fundosjen e anijes luftarake ruse Moskva në fillim të këtij muaji. Ukraina pretendoi se kishte sulmuar Moskva-n me raketa, pasi fillimisht u godit nga një dron TB2. Disa raporte thonë se një TB2 ishte përfshirë në një sulm në dy depo nafte në Bryansk në Rusi javën e kaluar. Sulmi në Bryansk ishte i rëndësishëm pasi pa ushtrinë e Ukrainës të depërtonte 150 km në hapësirën ajrore ruse.
Megjithatë deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga pala ruse në lidhje me ngjarjen.
Сьогодні на світанку біля острова Зміїний було знищено два російські катери типу Раптор.
Працює #Байрактар.
Разом до Перемоги!Головнокомандувач ЗС України / CinC AF of Ukraine pic.twitter.com/s1oguFN0rH
— IgorGirkin (@GirkinGirkin) May 2, 2022
Top Channel