Itali/ Këshilli i Ministrave dritë jeshile dekretit kundër rritjes së çmimit të karburanteve

02/05/2022 18:25

Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile dekretit kundër rritjes së çmimit të karburanteve. 

Ulja e akcizës për karburantet duke marrë parasysh efektet e vazhdueshme ekonomike që rrjedhin nga rritja e jashtëzakonshme e çmimeve të produkteve energjetike zgjatet nga 3 maj 2022 në 8 korrik 2022, sipas Tgcom.

Tarifat do të jenë: Për benzinën 478,40 euro për një mijë litra; për gazin ose naftën e përdorur si lëndë djegëse 367,40 € për një mijë litra; për gazin e lëngshëm të naftës (LPG) të përdorur si lëndë djegëse 182,61 € për mijë kilogramë; për gazin natyror që përdoret për transport.

Zbritja prej 25 cent krahasuar me akcizën e zakonshme prej 728,40 euro për një mijë litra për benzinën dhe 617,40 euro për një mijë litra për naftën konfirmohet edhe për dy muaj të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA