Ka përfunduar mbajtja e deklaratave të folësve në Kuvendin e Komisionit të përkohshëm të Rithemelit në Palltin e Kongreseve, teksa votimi do të zgjasë edhe gjysëm ore.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar për anëtarët e rinj të Këshillit të PD në përfundim të deklaratave të të gjithë folësve, ndërsa pas përfundimit total të votimit, kutitë do të zhvendosen në Selinë e PD-së ku do të numërohen në tranparencë të plotë.
Sipas Këlliçit, numërimi do të nisë në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në përfundim të tij dhe për të vëzhguar mund të paraqiten gazetarë apo kushdo që është i interesuar mbi procesin.
Ftoj të gjithë delegatët që votimi mbyllet për 30 minuta. Rreth orës 18:00, nëse nuk ka delegatë në radhë që do të votojnë, do të mbyllet. Komisionet e votimit, do të kthehen në Komisione numërimi duke transportuar të gjitha materialet në hollin kryesor të selisë së PD. Aty do të bëhet numërimi live për të gjithë mediat. Ftojmë të gjithë për të ndjekur procesin e numërimit.
Top Channel