Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klinë të Kosovës, ku mbeti i vdekur i riu Fazli Hoxha.

Një sherr në Itali dyshohet se i ka kushtuar jetën të riut. Viktima kishte rrahur në Itali vëllanë e të dyshuarve (njërin nga të dyshuarit) dhe ata donin të marrnin hak.

Ata i dolën në pritë familjes së tij pas darkës së iftarit në një parking restoranti dhe e qëlluan me armë Fazli Hoxhën, ku të plagosur mbetën edhe dy vëllezërit e këtij të fundit.

Mësohet se katër të arrestuarit për vrasjen e 23 vjeçarit janë vëllezër. Ata janë: A.G. ​lindur me ​1980, N.G.​lindur më ​1992, A.G.​lindur më ​1998, B.G.​lindur më ​1985, B.G.​lindur më ​1974.

I pesti që dyshohet për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale është xhaxhai i të dyshuarve. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarit për të shkuar dhe larguar nga vendi i ngjarjes, megjithatë po hetohet nëse mund të ketë ndihmuar edhe në aspektet e tjera për kryerjen e vrasjes.

Të dyshuarit janë në ndalim për 48 orë e pritet që prokuroria themelore e Pejës të bëjë kërkesë për paraburgim gjatë ditës.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, ku po zbardhen të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA