Fajtor për disa krime, Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë Kosova nuk është Donbas, kështu analizojnë ekspertë ndërkombëtarë pas deklaratave të fundit të presidentit rus i cili vendosi një paralele mes vendimit të njohjes nga moska të luhansk dhe dontesk si rajone ta pavarura dhe njohjes së Kosovës nga shumë vende.
Por Matthias Hartwig, ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare, me bazë në Gjermani, thotë se Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur, ndryshe nga rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk. Sipas tij, një shtet mund të ekzistojë nëse përmbushë tri elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës.
“Të tria këto elemente, Kosova i plotëson”, thotë ai. “Në rastin e pjesës lindore të Ukrainës, Rusia dëshiron të formojë një shtet që nuk ekziston, pasi ai është pjesë e një shteti tjetër dhe kjo përbën ndërhyrje të madhe në sovranitetin e një shteti”, thotë Hartëig për Radion Evropa e Lirë.
Në takimin që pati me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Moskë, Putin ka thënë se republikat e Donbasit – siç njihen bashkërisht Donjecku dhe Luhansku – kanë vepruar njësoj si Kosova me shpalljen e pavarësisë.
“Është fakt që shumë shtete perëndimore e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Ne e kemi bërë të njëjtën gjë me republikat e Donbasit”, ka thënë Putini më 26 prill.
Ndërkohë edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, Richard Caplan, thotë se ndërhyrja e NATO-s, për t’i dhënë fund dhunës së ushtrisë serbe në Kosovë, ka pasur përkrahje të madhe, ndryshe nga rasti i Donbasit.
Top Channel