Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallin sot aktgjykimin e shkallës së parë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në procesin gjyqësor për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë leximit të arsyetimit, trupi gjykues foli për rolin e Thaçit dhe rrethanat rënduese të tij.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, penalisht përgjegjës për krime lufte, thotë trupi gjykues. Gjithashtu, gjykata shprehet se përdori pushtetin e tij për të kryer krimet e përmendura nga gjykata.

Top Channel