“Koha ti themi pushtetarëve që kushtetuta është e jona”/ Kastriot Çipi në “Top Story”: Kjo nismë është vonuar, duhet të ishte edhe kundër Donald Lu

28/04/2022 21:19

Është hera e parë që ka një nismë konkrete kundër ambasadorëve amerikanë, për të cilën deri më tani kanë votuar rreth 6 mijë persona.

Mbështetësi i këtij peticioni  Kastriot Çipi është shprehur mbrëmjen e sotme në “Top Story” se kjo nismë ka filluar me vonesë madje, duke u shprehur se duhej të ishte bërë edhe kundër Donald Lu-së.

Ai u shpreh se nuk është organizatori i kësaj nisme, megjithëse do të donte të ishte dhe e gjitha kjo po bëhet sepse kushtetuta është larguar shumë nga qytetari dhe të drejtat e secilit po nëpërkëmben

Kastriot Çipi : Për mua është vonë kjo nismë, një reagim i tillë duhet të kishte qenë edhe ndaj Donald Lu-së. Arvizu, ose nuk kam qenë unë i vëmendshëm ose ai ishte shumë delikat. Nuk pretendoj se jam vëzhguesi më i mirë, por mendoj se ambasadorët e tjerë nuk janë bërë aq të turpshëm sa Kim dhe Donald Lu.

Siç e thashë nuk jam unë organizatori megjithëse do doja të isha unë. Në 2018 kam bërë një artikull ku në këndvështrimin tim që në 2008 kushtetuta i largohet qytetarit, kemi parë se si brenda partive koncentrohet pushteti tek kryetari. Unë si qytetar shoh se të drejtat e mia nëpërkëmben, unë si qytetar ndihem shumë i revoltuar dhe ka ardhur koha që ti themi deputetëve të gjithë qytetarët se kushtetuta është e jona. Pasi të marrim kushtetutë, atyre që zgjedhim duhet ti themi se jeni thjesht përfaqësues asgjë më shumë.

Frrok Çupi: Ligjësitë e kushtetutës nuk janë ma more s’ta mora. Është një budallëk i madh. Kushtetuta nuk është as e popullit as e politikanëve. Ajo është ndërtuar pa praninë e PS-së, e ka refuzuar në 2008. Që të bëhen ndryshime domethënë që është e gjallë. Në republikat si e jona, kushtetuta paska qenë zonja më e mirë që i mbajti këta që minuan demokracinë dhe rrënuan vendin, ajo ndryshon për shkak të interesave të vendit.

Çipi: 6 mijë veta kanë firmosur deri paradite

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA