27/12 08:17
Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në Bulqizë, është shoqëruar me përplasje fizike.
Mësohet se mbështetës të kandidatëve Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani janë përplasur në ambientet e Kinemasë së qytetit duke shqyer edhe derën e saj me qëllim futjen brenda ambienteve të votimit, pasi nuk kishin emrat në listë.
Zgjedhjet në Bulqizë ishin planifikuar të mbaheshin të dielën, por u shtynë për shkak të tensioneve që u shkaktuan nga listat e parregullta.
Demokratët e vjetër deklaruan se emrat e tyre nuk ishin në lista.
Top Channel