Këlliçi: Në shtator duhet të nisim fushatën për zgjedhjet lokale, e mbështet Kërpaçi: Jemi të hapur për bashkëpunim

25/04/2022 22:22

Zgjedhjet e ardhshme lokale janë sfida e re më e madhe për Partinë Demokratike, pas situatës në të cilën ndodhet.

Belind Këlliçi ka propozuar që në mënyrë që të dalin të suksesshëm, duhet ta nisin fushatën që në shtator të këtij viti, pra shtatë muaj para dhe në këtë mënyrë do ti prezantojnë më së miri kandidatët.

Nga ana tjetër, drejtuesja e LSI-së Floida Kërpaçi e ka mbështetur në këtë ide dhe shtoi se LSI-ja do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim, pasi emëruesi i përbashkët i tyre është kundërshtari Rama. Kërpaçi shtoi se fokusi i LSI-së do të jetë mbështetja e të rinjve.

Këlliçi: E gjithë tentative e Ramës është që ta çojë PD-në në një situatë kaotike duke i hequr logon e të gjitha që të mos jemi të gatshëm për zgjedhjet bashkiake. Pak më bën interes se si del vendimi i gjykatës. Në vjeshtën e këtij viti ne duhet të zhvillojmë primaret dhe të nisim fushatë në shtator, 7 muaj më herët sesa janë zgjedhjet dhe jam i bindur që do të kemi një rezultat spektakolar sepse njerëzit janë të etur për ndryshimin dhe të kenë një kandidat të besueshëm. Zgjedhjet vendore janë jetike, pavarësisht vështirësive ku na ka futur Edi Rama. Për sa kohë Rama ushqen debatin në PD, forcat e tjera të vogla duhet ta kuptojnë që kemi vetëm një kundërshtar të vetëm, Ramën.

Kërpaçi: LSI-ja do të mbetet gjithmonë e hapur për bashkëpunim. LSI-ja ka luajtur rol përcaktues dhe unë gjykoj se për këto zgjedhje puna duhet të fillojë me ritme të shpejta që ti kthejnë njerëzve demokracinë e munguar.Vëmendja jonë do të jetë të ketë kandidatë për këshille bashkiakë, të rinj e të reja. LSI-ja është e vetmja parti që kishte një grua në krye, edhe pse në një sistem zgjedhor që nuk e favorizon mori 170 mijë vota reale. Do kemi kandidatë të të rinjve dhe të rejave edhe në zgjedhjet e ardhshme. Në çdo hapësirë duhet ta drejtojmë diskutimin publik tek të rinjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA