Ivan Vavassori dyshohet të jetë vrarë në Ukrainë.
Ish-portieri i ligave të ulëta italiane, që iu bashkua luftimeve në Ukrainë, si pjesë e brigadave të vullnetarëve ndërkombëtarë, mund të jetë vrarë gjatë luftimeve mbrëmjen e djeshme. Lajmin e kanë dhënë personat që menaxhojnë rrjetet sociale të tij, të cilët flasin për luftime të ashpra të regjimentit të katërt, ku bënte pjesë edhe ish portieri, teksa kontaktet mes palëve janë shkëputur tashmë.
“Me keqardhje ju njoftojmë se mbrëmë gjatë tërheqjes së disa të plagosurve në një sulm në Mariupol, dy autokolona u shkatërruan nga ushtria ruse. Në njërën prej tyre ishte ndoshta edhe Ivani, së bashku me regjimentin e 4-t. Ne po përpiqemi të kuptojmë nëse ka të mbijetuar”, shkruajnë administratorët e rrjeteve sociale të tij.
Ivan Luca Vavassori, është me origjinë ruse, por i birësuar nga prindër italianë, teksa në të kaluarën ka pasur një karrierë si portier me skuadra si Pro Patria, Legnano e Bra, në ligat e ulëta italiane./supersport
Top Channel