110 të vrarë nga shpërthimi në rafinerinë ilegale të naftës në Nigeri (fotot)

25/04/2022 19:54

Numri i viktimave nga shpërthimi në një rafineri ilegale të naftës krudo në jug të Nigerisë, ka arritur në 110, thanë sot shërbimet emergjencës.

Numri i viktimave të tragjedisë së shtunës mbrëma ishte fillimisht 80, por të tjerë njerëz vdiqën nga plagët e marra.

Kreu i emergjencave kombëtare Ifeani Naji tha se dhjetra njerëz me djegie të rënda janë ende në spitale, sipas rrjetit AFP.
“Ne zbuluan trupa nëpër bimësinë e pyllit, të cilët punonin për operatoret ilegalë, të cilët kanë shpëtuar tashmë”, shtoi ai.

Automjete të djegura dhe kova për mbledhjen e naftës e produketve të saj, ishin të shpërndara në vendin e katastrofës.

Idris Musa, kreu i agjencisë qeveritare të reagimit ndaj rrjedhjeve të naftës tha se po kryhen hetime.

“Shumë trupa nuk mund të njiheshin prej djegieve, ndërsa të tjerë që tentonin të shpëtonin ishin gjetur të varur nëpër pemë”, tha ai.

FOTO GALERI
1/6
Numri i viktimave nga shpërthimi në një rafineri ilegale të naftës krudo në jug të Nigerisë ka arritur në 110, thanë sot shërbimet emergjencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA