Shpërthim eksplozivi në një hotel në Sarandë, ka vetëm dëme materiale

24/04/2022 22:39

Një lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme rreth orës 21:45 në katin e parë të një hoteli në Sarandë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në në lagjen numër 1 në Sarandë në hotelin e shtetasit N. Y, ndërsa nuk dihet ende se kush mund të ketë qenë autori.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel