Shpërthimi në objektin e një punonjësi policie, familjarët dyshojnë për shkak të detyrës së tij.
”Nuk kemi asnjë konflikt personal. Shpërthimi mynd të jetë për shkak të detyrës së Hysenit.” Ky është dyshimi i familjarëve të Hysen Gashit, në lidhje me ngjarjen kriminale që ndodhi natën e kaluar në Katund të Ri të Durrësit.
Shpërthimi u rregjistrua rreth orës 22.20 të natës së kaluar. Një sasi lënde eksplozive u vendos në derën e dyqanit që familja Gashi ka para shtëpisë trekatëshe. Asnjë nga familjarët nuk ndodhej në banesë. Hysen Gashi, 54 vjeç, punonjës policie në komisariatin e Durrësit prej 30 vjetësh ishte në punë, ndërsa bashkëshortja dhe djali i tij ndodheshin tek vajza e martuar në Rrashbull.
Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes natën e kaluar ka sekuestruar kamerat e sigurisë të dy lokaleve që ndodhen në distancë, por në të njëjtën rrugë ku ndodhet shtëpia e Gashëve.
Përvecc dëshmisë së Hysen Gashit në polici është thirrur dhe një bashkëfshatar i tij që në ccastin e shpërthimit po lëvizte me makinë para shtëpisë së tyre. Sipas Ibrahimit, automjeti i tij është dëmtuar nga shpërthimi dhe ata nuk dyshojnë të ketë lidhje me ngjarjen.
Objekti në derën e të cilit u vendos lënda plasëse ka qenë më parë dyqan veshjesh dhe aktualisht përdorej nga familja për mbajtjen e ushqimit për kafshët. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa pritet zbardhja e ngjarjes nga autoritetet.
Top Channel